Juventus, rishfaqet David, rigjen rrugën e rrjetës pas 2 muajsh, shënon dygolësh me Kanadanë
Tani është zyrtare, Igor Tudor nuk është më trajneri i Tottenham. Klubi londinez doli me një komunikatë për shtyp duke konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin kroat duke e zgjidhur kontratën në mënyrë konsensuale.
Komunikata e Tottenham
‘Mund t’ju konfirmojmë se është arritur marrëveshja me trajnerin Igor Tudor për ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit. Po kështu largohen nga Tottenham edhe trajneri i portierëve, Tomislav Rogic dhe përgatitësi fizik, Riccardo Ragnacci. I falenderojmë Igor, Tomislav dhe Riccardo për punën e palodhur të bërë prej tyre në këto 6 javë të fundit. Po kështu jemi të vetëdijshëm për dhimbjen që Igor përjetoi së fundmi dhe i shfaqim mbështetjen tonë për të dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështire. Përsa i përket trajnerit të ri, emri i tij do të bëhet i ditur në ditët në vijim’
Vendimin për mbylljen e bashkëpunimit me Igor Tudor, Tottenham e mori pas humbjes në shtëpi ndaj Nottingham me rezultatin 3-0 në sfidën e zhvilluar në 22 mars, një rezultat që e la skuadrën e Hotspurs në vendin e 17 të klasifikimit, vetëm 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria. Igor Tudor e mori drejtimin e Tottenham në 14 shkurt kur zëvendësoi Thomas Frank dhe me të në pankinë, skuadra londineze pësoi 5 humbje në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
We can confirm that it has been mutually agreed for Head Coach Igor Tudor to leave the Club with immediate effect.
Tomislav Rogic and Riccardo Ragnacci have also left their respective roles of Goalkeeping Coach and Physical Coach.
We thank Igor, Tomislav and Riccardo for their… pic.twitter.com/I6HUdLdewL
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) March 29, 2026
Top Channel