Carlo Ancelotti ështe i sigurt: Italia do t’ia dalë, pres Gattuson në Botëror
Marcus Thuram gjen rrugën e rrjetës me përfaqësuesen franceze. Sulmuesi i Interit shënoi golin e dytë për nënkampionët e botës në ndeshjen miqësore me Kolumbinë të fituar me rezultatin 3-1 ku për skuadrën e Deschamps dy golat e tjerë u shënuan nga Doue.
Në këtë mënyrë, Marcus Thuram ndërpreu thatësirën e golave që po zgjaste prej një kohe shumë të gjatë. Thuram që deri këtë të dielë kishte luajtur 32 ndeshje më Francën duke shënuar 2 gola, nuk gjente rrugën e rrjetës me fanelën e ‘Bluve’ prej thuajse 3 vitesh.
Herën e fundit që ai ka shënuar me përfaqësuesen transalpine ka qenë në nëntor të 2023 në ndeshjen me Gjibraltarin për kualifikueset e Euro 2024 e fituar nga Franca me rezultatin e thellë 14-0.
Ndërsa në këtë sezon, Thuram nuk shënon që nga 8 shkurti, në fitoren 5-0 të Interit ndaj Sassuolos.
Top Channel