Bastoni-Barcelona, e gjithë e vërteta mes sirenave spanjolle dhe pozicionit real të Interit
Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e hënë një ndeshje miqësore me Uzbekistanin në Antalia të Turqisë, një sfidë kjo që është në kuadër të përgatitjeve të Evropianit U21 që do të mbahet vitin e ardhshëm me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore.
Trajneri i kuqezinjve 21 vjeçarë, Alban Bushi në një prononcim për fshf.org foli për përgatitjet e ekipit, integrimi i lojtarëve të rinj dhe vlerësimi për kundërshtarin.
‘Është hera e parë që grumbullohemi kaq ditë stërvitje për të kryer një ndeshje. Mendoj që kemi një grup shumë të mirë. Na kanë ardhur lojtarë të rinj për herë të parë që vijnë nga jashtë siç është Asani, Gojani dhe Dibrani që janë lojtarë goxha cilësor dhe do e ndihmojnë shumë këtë ekip. Janë përshtatur mirë me grupin, do të kemi ide shumë të qarta, do të jemi shumë të saktë në ndeshjen me Uzbekistanin sepse janë shumë ditë që stërvitemi dhe e njohim shumë mirë njëri tjetrin, i kanë kuptuar shumë qartë skemat, taktikat dhe idetë tona dhe për këtë jam shumë i kënaqur’-tha trajneri Bushi.
Përsa i përket Uzbekistanit, trajneri i skuadrës Shpresa nuk i kurseu vlerësimet maksimale pët këtë skuadër
‘Uzbekistani është një ekip i mirë që duhet vlerësuar dhe respektuar. Ne e pamë pardje ndeshjen me Rusinë në Antalia, u mundën 2-1, por gjithë kohës ishin në lojë, barazuan rezultatin 1-1, ishte një ekip shumë i fortë, ne e kemi vlerësuar shumë. Nuk diskutohet që ne jemi favoritë në këtë ndeshje, do ta kemi lojën në kontroll. Do mundohemi të bëjmë ato gjëra që i kemi bërë gjithë javës në stërvitje dhe jam shumë i sigurt që do të dalim me shumë sukses’-tha Alban Bushi.
Top Channel