Alarm te Milan, Pulisic nuk është më ‘Captain America’: Periudhë e vështirë…
Kombëtarja shqiptare ke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në qendrën sportive Parador de El Saler të Valencias për ndeshjen miqësore me Ukrainën, me kuqezinjtë që janë stërvitur për rreth 1 orë me intensitet të plotë.
Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik i kanë angazhuar lojtarët në në ushtrime fizike fillimisht, teksa më tej stërvitja është fokusuar në ushtrime me topin dhe ndeshje kontrolli.
Lajmi i keq i kësaj dite për kombëtaren është dëmtimi i Muçit i cili nuk mori pjesë në seancën stërvitore të kësaj të diele. Futbollisti kuqezi ditën e shtunë ndjeu një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe për këtë arsye, ai iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Pas konsultimit me stafin mjekësor, trajneri Sylvinho vendosi ta lërë të lirë Muçin, i cili udhëtoi drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin. Gjithashtu, në këtë seancën stërvitore nuk mori pjesë as mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes të së shtunës. Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe në orët në vijim do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.
Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel