Ismajli dhe Mehmeti: Përballja me Ukrainën nuk është e thjeshtë, pas asaj që na ndodhi në Poloni…
Kosova vijon përgatitjet për sfidën e madhe me Turqinë për një vend në Botërorin e kësaj vere që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka vijuar me përgatitjet teksa ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ‘Fadil Vokrri’
Trajneri gjerman i kishte të gjithë futbollistët në dispozicion me këta të fundit që ishin të qetë dhe plot humor teksa dëgjonin këshillat e Franco Fodas. Ditën e hënë Kosova do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore përpara sfidës me Turqinë.
Skuadra fituese e kësaj supersfide do të presë biletën për në botëror dhe do të jetë në Grupin D të kompeticionit së bashku me SHBA, Paraguajin dhe Australinë.
Ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet në mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ ku pritet të pushtohet nga një atmosferë e flaktë, ndërkohë që ajo do të transmetohet edhe në platformën Digitalb.
Top Channel