Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Carlo Ancelotti është trajner i Brazilit dhe është i kualifikuar prej kohësh në Botërorin e kësaj vere. Por tekniku i Seleçaos nuk mund të rrinte pa folur për Italinë e tij duke u shfaqur i sigurt për praninë e Të Kaltërve dhe Gennaro Gattusos të cilin e ka stërvitur kur ishin te Milani, në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik në botë.
‘I uroj shumë fat dhe te pres në Botëror-tha Ancelotti në një intervistë për median italiane-jam i sigurt se do t’ia dalë mbanë, përkundrazi për supersticiozitet them 95%. Le t’ia lëmë fatit. E vetmja siguri është që Italia do të jetë në një grup jo shumë të tmerrshëm ku e vetmja skuadër e fortë është Zvicra’
Më pas Ancelotti foli për vështirësitë e rolit të tij të ri si trajner i kombëtares së Brazilit.
‘Problem është ndjekja e futbollistëve, sepse më të mirët janë në thuajse të gjithë kampionatet, shumë janë në evropë dhe pavarësisht televizorëve, distancat nuk ndihmojnë-shtoi Ancelotti-mes atyre që janë lërg, figurojnë Bremer dhe ëesley. Kthimi i juventinit është një përforcim shumë i rëndësishëm për mbrojtjen. ëesley po bën shumë mirë te Roma në krahë dhe mund të jetë një zbulim. Skuadrat që do të jenë surpriza e Botërorit? Norvegjia që e dominoi grupin e Italisë mund të bezdisë të gjithë. Është një skuadër e pjekur ku nuk është vetëm Haaland’.
Top Channel