Tani nuk është më një sekret Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës…pas Kupës së Botës
Sergej Barbarez nuk do të kishte pranuar kurrë një pankinë çfarë do. Nëse ai e nisi punën si trajner në moshën 53 vjeçare, kjo ndodhi sepse mori telefonatën e jetës, atë të Bosnjes së tij që është vetëm një ndeshje larg kualifikimit për herë të dytë në histori në një Kupë Botë pas atij të vitit 2014.
Në atë kohë, trajneri aktual i Bosnjes, që është gati të përballet me Italinë në mbrëmjen e së martës në Zenica, po shijonte tërheqjen nga futbolli i luajtur pas një karriere normale si sulmues që pati kryesisht në Gjermani, ku një prej xhaxhallarëve të tij e mirëpriti për pushimet e Krishtlindjes në 1991 dhe ku u detyrua të zërë rrënjë sepse pikërisht në ato ditë, në Jugosllavi, siguria në Mostar u vu shumë në rrezik.
Për 15 vjet, Barbarez ka qenë në radhët e Hannover, Union Berlin, Borussia Dortmund, Hamburg dhe Bayer Leverkusen dhe për një kohë të shkurtër edhe te Sochaux. Por në asnjë moment nuk e harroi vendlindjen e tij; zgjodhi kombëtaren boshnjake kundrejt asaj gjermane që e mirëpriti dhe kroate, vendi i origjinës së nënës së tij. Një gjest dashurie që e bëri një hero në vend me 17 gola në 47 ndeshje duke fituar edhe një dashuri pafund nga ana e tifozëve në të gjithë vendin.
Kështu që ishte normale, që pas një krizë të gjatë rezultates, në 2024, Federata Boshnjake ia besoi pikërisht Barbarez detyrën për të rikthyer humorin e për të ringjallur shpresat futbollistike edhe pse nuk e kishte ushtruar kurrë më parë profesionin e trajnerit. Barbarez gjeti rrugën e duhur sipas mënyrës së tij, si timonieri iu një populli, sic tregojnë edhe postimet motivuese në profilin e tij në Instagram pas çdo ndeshjeje. ‘Për atë që shfaqëm në Cardiff, na jepet e drejta të besojmë. Jo eufori, jo relaks. Vetëm punë, besim dhe skuadër-shkroi Barbarez pas gjysmëfinales së playoffit të fituar ndaj Uellsit
Përsa i përket stafit të tij, Barbarez është rrethuar nga ish futbollistë të tjerë të Bosnjes si Bajramovic, Hrgovic e Milenkovic duke rikthyer shpirtin e dikurshëm të grupit, duke besuar te kërkimet e talenteve dhe te të rinjtë që luajnë në kampionatet jashtë vendit siç është Alajbegovic. Iu afrua shumë kualifikimit direkt për në Botëror, me Bosnjen që u barazua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes nga Austria. Një fitore që do t’i jepte vendin e parë dhe do të përafronte deklarimin e objektivit të radhës, kualifikimin për në Euro 2028. Por s’ishte e thënë dhe për Botërorin tani Bosnjes iu desh të luajë ndeshje playoffi, sfida të vetme ku çdo lëvizje është e llogaritur si në një lojë shahu apo…pokeri, lojë ku trajneri është një specialist. Me syzet e tij të gjelbra si pasqyrë për të shpërqendruar dhe ngatërruar kundërshtarët, Barbarez ka fituar disa turne(i 19 në Ëorld Series të Las Vegas mes mijërave pjesëmarrësve përpara 10 vitesh) dhe konsiderohet si një lojtar profesionist.
Në të kalurën ka thënë se është i bindur se disa strategji të lojës me letra mund të përçohen edhe në fushën e futbollit. Pra, Italia duhet të ketë kujdes nga kurthi në Zenica, nga bora në terren dhe tifozët në tribunat e ndezura dhe pallatet që rrethojnë stadiumin e deri nga Edin Dzeko që udhëheq një grup të cilit nuk iu pëlqeu aspak festimet e Dimarco, Pio Esposito dhe Vicario pas kualifikimit të raundit të boshnjakëve. Barbarez di si të motivojë një popull dhe të luajë ‘all-in’.
Top Channel