Carlo Ancelotti ështe i sigurt: Italia do t’ia dalë, pres Gattuson në Botëror
Çfarë po ndodh me Christian Pulisic? Sulmuesi amerikan i Milanit nuk arriti të zhbllokohej as me kombëtaren në miqësoren e humbur 5-2 ndaj Belgjikës duke e zgjatur akoma më shumë thatësirën e golit që po zgjat që nga fillimi i këtij viti duke ndezur sirenat e alarmit në kampin kuqezi në këtë fazë finale të sezonit.
Edhe në ndeshjen ndaj skuadrës së Saelemaekers, Captain America ose më mirë të themi ish-Captain America sepse në muajt e fundit shiriti i kapitenit ka kaluar te Ream, nuk mundi të ndikojë te loja e skuadrës së tij dhe edhe njëherë u pa në vështirësi në nivel fizik në një vit 2026 vërtet të hidhur
Padyshim që është një moment të vështirë, por Pulisic pas humbjes së rëndë me Belgjikën, mundohet të qëndrojë pozitiv. ‘Jam i zhgënjyer, duhet të konkretizoj shanset e mia-tha Pulisic-në disa momente pres që padyshim të bëj më mirë. Është një periudhë e vështirë, por ndihem mirë dhe po krijoj shanse. Duhet vetëm që të mbetem pozitiv. E di që në një moment topi do të bjerë në këmbën time dhe të hyjë në portë atëherë gjithçka do të ndryshojë. Nuk e lë veten të më kapë paniku. Më mirë tani se në verë. Gjërat do të ndryshojnë’
Top Channel