Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë

28/03/2026 12:37

Operatorët turistikë në Vlorë parashikojnë një sezon veror të suksesshëm, pasi që prej muajit mars kanë pasur fluks prenotimesh.

Rritja e kërkesave për të rezervuar pushime në Shqipëri, sipas operatorëve është ndikuar edhe nga lufta ne Lindjen e Mesme, ku veçojnë anulime masive në destinacione të tjera si Turqia, por edhe vende të tjera.

Turistët që kishin zgjedhur Turqinë si destinacion për pushimet e verës, sipas operatorëve janë orientuar drejt bregdetit shqiptar, duke sjellë këtë rritje të menjëhershme të interesit për akomodim. Ata shtojnë gjithashtu se çmimet vijojnë të mbeten konkurruese krahasuar me vendet e rajonit.

Turistët sakaq vijojmë t’i shikojmë në qytetin bregdetar edhe jashtë sezonit.

Një faktor kyç që do të ndikonte në bumin turistik këtë sezon, sipas operatorëve është vënia në funksion e aeroportit të Vlorës.

Top Channel