Tronditëse në Itali, nxirren nga një liqen trupat e pajetë të një gruaje dhe fëmijës një-vjeçar Prej orës 11:00 është duke u zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku marrin pjesë deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe disa drejtues institucionesh, mes tyre edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Takimi po mbahet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Megjithatë, nga pamjet e publikuara nga vetë PS, nga brenda sallës vihet re se Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, të njohur për qëndrimet e tyre kritike brenda grupit socialist, janë pozicionuar në pjesën e pasme të sallës, larg kryeministrit Edi Rama.
Më herët, Spiropali ka pasur një përplasje publike me drejtuesin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, pas mungesës së saj në seancën e 12 marsit, ku u votua çështja e imunitetit të Belinda Ballukut.
Nga ana tjetër, edhe Braçe ka ngritur vazhdimisht shqetësime për çështje të ndryshme, përfshirë krizën e naftës dhe rritjen e çmimeve që ndikojnë te qytetarët.
Top Channel