Tronditëse në Itali, nxirren nga një liqen trupat e pajetë të një gruaje dhe fëmijës një-vjeçar Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e përbashkët mes kabinetit qeverisës dhe grupit parlamentar.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se Rama ka kërkuar prej ministrave dhe deputetëve të nisin prej javës së ardhshme një tur në të gjithë Shqipëri udhëhequr nga motoja “Punët e Shqipërisë” që do të zgjasë deri në qershor përpara ditëlindjes të 35stë të PS.
Turi është konceptuar si një bashkëbisedim ministra plus deputetë me qytetarëve për tematika konkrete në bashkëpunim me pushtetin vendor.
E treta mbledhje e këtij formati ku synohet një ndërthurje e agjendës së qeverisë me grupin parlamentar me qëllimin final evidentimin e problematikave dhe zgjidhjet për qytetarët.
Nga takimet e deputetëve me zgjedhësit është evidentuar si problematikë kryesore vijimi problemeve me kadastrat pavarësisht investimit ndër vite për dixhitalizimin e shërbimeve.
Marrë shkas nga kjo, fokusi i pjesës së parë të kësaj mbledhje u vendos tek problematikat me kadastrat dhe situata aktuale përmes një raportimi prej Lorena Goxhobellit drejtoreshë e përgjithshme e “Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”.
Top Channel mëson se pas raportimit të drejtoreshës Goxhobelli, deputetët socialist sipas qarqeve kanë sjellë në këtë mbledhjet shqetësimet e qytetarëve për sa i përket shërbimeve që marrin nga hipotekat.
Sipas agjendës të kësaj mbledhje po të vijohet me një raportim prej Arbian Maznikut bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm të reformës Administrativo-Territoriale.
E më pas do të jetë Erjona Ismaili ministria për marrëdhëniet me parlamentit e cila do të paraqesë Strategjinë e Komunikimit të qeverisë dhe Grupit Parlamentar me publikun.
Top Channel