Kryeministri Edi Rama ka ndarë raportin e BTI, Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung, që analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.
Ky raport e nxjerr Shqipërinë në vendin e parë në Evropën Juglindore sa i përket transformimit politik me 7.70 pikë për 2023- 2025. Shqipëria qëndron në vendin e tretë për transformimin ekonomik.
BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore
1. Transformimi Politik
Shqipëria — 7.70, Maqedonia e Veriut — 7.65, Mali i Zi — 7.40, Kosova — 6.90, Bosnja dhe Hercegovina — 5.95, Serbia — 5.18
2. Transformimi Ekonomik, Mali i Zi — 7.50, Maqedonia e Veriut — 7.18
Shqipëria — 7.11, Serbia — 6.79, Bosnja dhe Hercegovina — 6.57, Kosova — 6.21
3. Qeverisja, Shqipëria — 6.71, Maqedonia e Veriut — 6.07, Mali i Zi — 5.90, Kosova — 4.81, Bosnja dhe Hercegovina — 4.03, Serbia — 3.96
Top Channel