I përjetshmi Roy Hodgson, rikthehet në pankinë, do të drejtojë Bristol City
Goli i tij kundër Irlandës së Veriut ka rikthyer vëmendjen e të gjithëve te Sandro Tonali, i cili po konsiderohet njeriu i momentit në Itali dhe po tërheq interes edhe në Premier Ligë.
Futbollisti i Newcastle është bërë një nga emrat më të kërkuar për verën e ardhshme, me klubet më të mëdha angleze që monitorojnë situatën e tij me kujdes.
Sipas The Shields Gazette, rinovimi i kontratës së Tonalit me Magpies përfshin një klauzolë që mund ta lejojë largimin e tij këtë verë, nëse Newcastle nuk kualifikohet për garat evropiane sezonin e ardhshëm. Aktualisht, ekipi ndodhet i 12-ti në Premier League, duke bërë të mundur që klubi të shqyrtojë ofertat për mesfushorin italian.
Çmimi i Tonalit pritet të jetë i lartë: ai u transferua nga Milani në 2023 për rreth 60 milionë euro dhe rinovoi kontratën deri në vitin 2029, me opsion për një sezon tjetër. Vlera e tij aktualisht llogaritet të jetë të paktën 80 milionë euro, ndërsa paga aktuale prej 7 milionë eurosh plus bonuse do të duhet të rritet për një transferim të mundshëm.
Sipas mediave britanike, interes për Tonalin ka treguar Manchester United, që po kërkon të riformësojë mesfushën pas largimit të Casemiros, si dhe Arsenal. Edhe Manchester City është duke e vëzhguar, me trajnerin Pep Guardiola që e konsideron si një zëvendësim të mundshëm për Rodrin.
Megjithatë, një rikthim i mundshëm në Itali duket për momentin si një fantazi, pavarësisht interesit të Juventus dhe dëshirës së tifozëve të Milanit që ta shohin sërish me fanellën kuqezi.
Top Channel