Sali Berisha ka zbuluar datën 17 prill për protestën e radhës kombëtare në Tiranë.

Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se më 17 prill qytetarët do të protestojnë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.
Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës.

Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”-u shpreh Berisha.

Top Channel