Klientëve nuk u pëlqeu ngjyra e mjetit/ Si ndodhi plagosja në Korçë, pronari u godit me gërshërë
28/03/2026 11:43
Tre persona u plagosën me mjet prerës gjatë konflikti në një servis mëngjesin e kësaj të shtune.
Mes të plagosurve ishte edhe pronari i servisit, Renaldo Xhixho.
Tre personat që u konfliktuan me pronarin e servisit kanë çuar një mjet për t’i ndryshuar ngjyrën ndërsa ditën e sotme kanë shkuar pranë servisit duke pretenduar se nuk u ka pëlqyer rezultati i punës dhe për këtë shkak janë konfliktuar.
Nga ana tjetër, mësohet se ata nuk kanë bërë as pagesën për shërbimin dhe kjo ka agravuar më tej situatën duke çuar në konflikt dypalësh dhe në përdorim të mjetit të mprehtë (gërshërë).
Top Channel