Kylie Minogue mahnit fansat me fotot e reja në Instagram, shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 57-vjeçare
Këngëtarja e njohur Katy Perry ka ndarë një foto të re me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë afrimitetin mes tyre.
Në imazhin e publikuar në Instagram, dyshja shfaqet e buzëqeshur, e ulur krah për krah në një tavolinë, ndërsa mbajnë telefonat në duar me ekranet e kthyer nga kamera. Sipas postimit, ata duket se kanë provuar një aplikacion që përpiqet të përcaktojë moshën e një personi.
“Sa vjeç do të ishit nëse nuk do ta dinit sa vjeç jeni?” shkroi Perry në mbishkrimin që shoqëron foton.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën të qarkullojnë që në korrik, ndërsa çifti vendosi ta bëjë publike romancën në fund të tetorit, me një paraqitje të përbashkët në një kabare në Paris, gjatë festimit të ditëlindjes së artistes.
Në dhjetor, Perry publikoi foton e parë të tyre së bashku në Instagram dhe që atëherë ka vijuar të ndajë momente nga përditshmëria e tyre, duke konfirmuar marrëdhënien që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave.
Top Channel