Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok/ E pësojnë 11 administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve
Një 41-vjeçar i dënuar dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në Tiranë.
Bëhet fjalë për Elton Mihën, i cili ishte dënuar me 11 vite dhe 10 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes,të shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit.
41-vjeçari u arrestua në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Top Channel