Milani realizon një goditje në merkato për repartin e sulmit për të ardhmen teksa siguroi talentin malazez të Partizanit të Beogradit, Andrej Kostic.

Drejtuesit kuqezi nuk u dorëzuan përballë murit të ngritur nga klubi serb për 18 vjeçarin me kërkesën prej 10 milionë euro dhe arritën të bllokojnë futbollistin për ta marrë në qershor kur do të bëhet edhe blerja përfundimtare e kartonit të tij pas një operacioni prej 3 milionë eurosh plus bonuse. 

Futbollisti do të nënshkruajë me Milanin një kontratë deri në vitin 2030 dhe fillimisht do t’i bashkohet Milan Futuro me objektivin për të bindur Allegrin për ta grumbulluar në skuadrën e parë.

I lindur në Podgorixë në 16 janar 2007, Kostic u transferua në Beograd në verën e kaluar për pak më shumë se 1 milionë euro pas një qëndrimi të gjatë te skuadra e Buducnost Podgorica, qyteti i tij i lindjes. Me një shtatlartësi 1.90 m, Kostic është i aftë të luajë si qendërsulmues, por edhe si sulmues i dytë. Në këtë sezon, Kostic ka shënuar 11 gola në 34 ndeshje dhe është pjesë e kombëtares U21 të Malit të Zi. Në Serbi, Kostic e krahasojnë me Dusan Vlahovic, me të cilin ka si të përbashkët, agjentin Darko Ristic.

Top Channel