Inteligjenca artificiale po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke kaluar nga serverat online drejt përdorimit direkt në kompjuterët personalë.
Kompanitë më të mëdha të teknologjisë po shtyjnë drejt një modeli të ri të inteligjencës artificiale, ku përpunimi i të dhënave nuk bëhet më në cloud, por direkt në pajisjen e përdoruesit.
Kjo do të thotë se funksione si analizimi i dokumenteve, përkthimi, asistenca në shkrim apo kërkimet inteligjente mund të kryhen pa pasur nevojë për internet.
Modelet e reja të AI po integrohen në vetë kompjuterët dhe laptopët, duke përdorur procesorë të avancuar që janë të dedikuar për inteligjencën artificiale.
Një nga avantazhet kryesore është shpejtësia, pasi përgjigjet jepen menjëherë, pa vonesat që vijnë nga lidhja me servera të jashtëm.
Po ashtu, rritet ndjeshëm edhe privatësia, pasi të dhënat personale nuk dalin nga pajisja dhe nuk ruhen në platforma online.
Ky zhvillim konsiderohet si një kthesë e rëndësishme në industrinë e teknologjisë, duke ndryshuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me inteligjencën artificiale në jetën e përditshme.
Top Channel