Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e saj, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan
27/03/2026 11:06
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel