Ndihmonte emigrantët kundrejt pagesës të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë Reshjet e dëborës janë rikthyer përsëri në qarkun juglindor, kryesisht në lartësitë 1100 deri në 1200 metër në zonat rreth Pogradecit.
Kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë qenë me një intensitet të ulët deri në mesatar. Kjo ka bërë që autoritetet të pastrojnë akset kyçe atje ku stuhia e dëborës ka qenë më e dendur.
Në aksin Qukës-Qafe Plloçë dhe në majën e Qafë Thanës dëbora ka qenë më e dendur gjatë natës duke arritur trashësi të mëdha, por për shkak të kushteve atmosferike pranverore ajo ka nisur të shkrijë duke mbetur ende prezente vetëm në zonat malore.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule, autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në qarkullimin e automjeteve në këto zona. Të gjitha akset janë të kalueshme pa problematika.
Top Channel