IKMT ‘zbarkon’ në Vlorë, nis shembja e një restoranti Janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe vështirësi për banorët.
Reshjet kanë përfshirë zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prezencë dëbore është raportuar edhe në fshatrat e thella të njësive administrative Trebisht, Ostren, Fushë Bulqizë dhe Martanesh.
Trashësia e dëborës ka nisur të krijojë probleme në qarkullimin rrugor, sidomos në akset e rrugëve në zonat e minierave të Martaneshit, Zona D si dhe në Tërnovë ku lëvizja e mjeteve që transportojnë punëtorë bëhet me vështirësi. Autoritetet vendore bëjnë apel për kujdes të shtuar dhe përdorimin e pajisjeve dimërore.
Ndërkohë, reshjet mund të sjellin ndikimin në bujqësi dhe frutikulturë nëse do ketë temperatura të ulëta dhe ngricat gjë që rrezikojnë të dëmtojnë pemët frutorë dhe kultura të hershme pranverore.
Ndërkohë reshje në në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit ka pasur edhe ne Peshkopi dhe Mat kryesisht në zonat malore.
Top Channel