“Ka pasur vetëm kontakte indirekte”, ministri i Jashtëm gjerman: Po bëhen përgatitje për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA dhe Iranit në Pakistan

27/03/2026 08:29

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se janë duke u bërë përgatitje për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA dhe Iran, raporton Reuters.

Sipas raportimeve Wadephul u shpreh se deri më tani ka pasur “kontakte indirekte” mes dy vendeve.

Ai shtoi se janë bërë përgatitjet për një takim të drejtpërdrejtë, i cili, sipas tij, pritet të zhvillohet “shumë shpejt” në Pakistan.

Top Channel