Rubio mbërrin në Francë/ Zhvillohet sot takimi mes ministrave të vendeve G7, pritet të diskutohen tensionet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë
Balendra Shah, ish-reper i kthyer në politikan, është betuar si kryeministër i Nepalit, duke marrë drejtimin e vendit në një moment të vështirë politik dhe ekonomik.
35-vjeçari u ngarkua me detyrën për të rikthyer stabilitetin dhe për të krijuar vende pune në shtetin e himalajeve, i cili prej vitesh përballet me qeveri të brishta dhe mungesë zhvillimi.
Shah arriti në pushtet pasi Partia Kombëtare e Pavarur (RSP), e themeluar vetëm tre vite më parë, siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të 5 marsit, duke marrë 182 nga 275 vende. Këto zgjedhje ishin të parat pas protestave të dhunshme kundër korrupsionit, të udhëhequra nga të rinjtë, ku humbën jetën 76 persona në shtatorin e kaluar.
Rapper-turned politician Balendra Shah and his supporters celebrate winning the Nepal elections. pic.twitter.com/9qoUrRL6Zz
— Al Jazeera English (@AJEnglish) March 7, 2026
Ish-kryebashkiaku i Katmandusë, Shah është kryeministri më i ri i Nepalit në dekada dhe i pari përfaqësues i komunitetit “Madesi” që merr këtë post. Ai u betua në Pallatin Presidencial në prani të diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë.
Nepal's rapper-turned-politician Balendra Shah, set to be sworn in as the new prime minister, issued his first post-election message via a rap song on Thursday, urging unity. https://t.co/wJoqVSEnTh pic.twitter.com/GdzoC9piR7
— AFP News Agency (@AFP) March 26, 2026
Analistët theksojnë se sfida e parë e qeverisë së re do të jetë ofrimi i shpejtë i shërbimeve për qytetarët dhe zbatimi i rekomandimeve të një komisioni që hetoi dhunën gjatë protestave kundër korrupsionit. Raporti kërkon ndjekje penale për përgjegjësit e represionit, përfshirë edhe ish-kryeministrin K.P. Sharma Oli.
Nepali vijon të përballet me probleme serioze ekonomike dhe sociale, ku rreth një e pesta e popullsisë jeton në varfëri, ndërsa mijëra qytetarë largohen çdo ditë për të punuar jashtë vendit. Paqëndrueshmëria politike mbetet një sfidë e madhe, me 32 qeveri që kanë ardhur në pushtet që nga viti 1990, pa arritur asnjëra të përfundojë një mandat të plotë pesëvjeçar.
Top Channel