Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
I ftuar në premierën e sezonit të tretë të Flet me Ilnisa Agolli, ishte Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmon Brahimaj.
Në një ballafaqim pa filtra përballë Agollit, Baba Mondi u shpreh me tone të drejtpërdrejta për themelet mbi të cilat qëndron një komb, duke theksuar se “një komb e ruajnë prona dhe fiset”, dy elementë që sipas tij janë dëmtuar rëndë në realitetin shqiptar.
Kryegjyshi Botëror heq përgjegjësinë nga qytetarët e zakonshëm, duke e vendosur theksin te lidershipi politik. Sipas tij, populli ndjek ligjet dhe orientimet që i jepen, ndaj faji për situatën aktuale bie mbi udhëheqësit dhe mënyrën si ata kanë drejtuar vendin. Njerëzit i ndjekin ligjet, por nëse ato nuk i përgjigjen atyre, nuk është faji i tyre.
Sa i përket rrezikut nga radikalizimi fetar, mesazhi i Baba Mondit është i prer. Shoqëria shqiptare nuk kërcënohet nga faktorë të jashtëm, por nga devijimet e brendshme. Ai theksoi se përgjegjësia i takon udhëheqësve fetar, që duhet të interpretojnë siç duhet librat e shenjtë, për të dhënë mesazhe për dashuri dhe jo përçarje midis besimtarëve.
“Ne nuk jemi të rrezikuar. Çdo armik vjen nga vetja, nuk vjen nga të tjerët. Prandaj thashë, merru me veten, mos u merr me të tjerët. Secili do të japë llogari para Zotit, jo para meje. Nuk kemi të drejtë të gjykojmë ne njerëzit. Ato janë rryma të cilat janë për të përçarë njerëzit, që nuk janë njerëz në radhë të parë, se ata nuk bëjnë terror. Nuk duhet të bësh vrasje, duhet të jesh i dashur, i mirë, siç thotë feja” – theksoi Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.
Gjithashtu Baba Mondi vendosi theksin me një deklaratë sa të guximshme por dhe të vërtetë. “Nëse feja ngatërrohet me politikën dhe me paranë, nuk është më fe, por pushtet”. Në këtë mënyrë ai paralajmëroi çdo formë që rrezikon devijim dhe përçarje brenda besimit zhvesh atë nga thelbi shpirtëror dhe e kthen në instrument pushteti.
Top Channel