Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari që e trafikoi në Shqipëri

26/03/2026 12:05

Një makinë me vlerë 250 mijë euro është vjedhur në Gjermani e më pas u trafikua drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen.

Në pranga u vu 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, ndërsa mjeti u sekuestrua.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel