Mbrojtja me tre dhe Lewandowski në krye të sulmit, si pritet të rreshtohet Polonia në duelin me Shqipërinë
Ish-portieri i Polonisë, Jerzy Dudek, ka komentuar përballjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Botërorin 2026 ndaj Shqipërisë, duke u ndalur te disa nga pikat kyçe të skuadrës polake.
Në një intervistë për “Super Express“, ai analizoi ndeshjen ndaj Shqipërisë, me ish-gardiani i Liverpool-it që tha: “Nuk mendoj se kjo ndeshje duhet të varet nga portieri. Ai mund të bëjë një apo dy pritje vendimtare, por ne duhet të kontrollojmë topin dhe ritmin e lojës. Nëse portieri është lojtari më i mirë në fushë, atëherë kjo nuk flet mirë për ne. Me gjithë respektin për Shqipërinë.”
Ai vlerësoi edhe kundërshtarin, duke thënë: “Shqipëria është një skuadër shumë e vendosur, që shpesh luan fort dhe provokon. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos i lejojmë të dalin në kundërsulm.”
Për mënyrën se si duhet të luajë Polonia, Dudek deklaroi: “Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shmangim gabimet. Nuk duhet t’i japim Shqipërisë hapësira për kundërsulme. Duhet të përpiqemi t’i surprizojmë edhe me goditje standarde, sepse kemi lojtarë shumë të mirë në këtë aspekt. Kjo është një ndeshje ku duhet edhe të vuajmë.”
Në fund, Dudek u ndal te kapiteni Robert Lewandowski, për të cilin u shpreh: “Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme për të. Ai e di që është një mundësi e madhe për të shkuar në Botëror dhe ndoshta për ta mbyllur karrierën ndërkombëtare në mënyrën më të mirë. Jam i bindur se do të jetë i motivuar maksimalisht për ta udhëhequr ekipin drejt kualifikimit.”
Top Channel