“I qëndroj vendimit”/ Ish-sekretari Blinken: ‘Non grata’ lidhet me problemet e ish-kryeministrit Berisha, jo me SHBA

26/03/2026 18:33

Pesë vite pas shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se i qëndron plotësisht vendimit.

I pyetur lidhje me këtë vendim të vitit 2021, në një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, Blinken theksoi se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për sanksionet ndaj Berishës.

Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”, u shpreh Blinken.

Berisha dhe familja e tij u shpallën ‘non grata’ nga SHBA në maj të vitit 2021.

Top Channel