Fshati Lin shpallet pasuri kulturore e paluajtshme si “Ansambël arkitektonik urban”

26/03/2026 19:50

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen sotme vendimin për shpalljen e një zone në fshatin Lin si pasuri kulturore e paluajtshme, duke e klasifikuar atë si “Ansambël arkitektonik urban”.

Vendimi përcakton zonën mbrojtëse të këtij ansambli, sipas hartave dhe koordinatave të përfshira në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare. Krahas shpalljes, qeveria ka miratuar edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e kësaj pasurie kulturore.

Në zbatim të vendimit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat përkatëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin sipas legjislacionit në fuqi.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar disa institucione, përfshirë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Mjedisit, si dhe Bashkinë Pogradec.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe mban firmën e Kryeministrit Edi Rama.

Top Channel