Organizata botërore e futbollit, FIFA, ka anuluar në mënyrë të papritur rreth 2,000 dhoma hoteli në disa nga qytetet pritëse të Kupës së Botës, vetëm pak muaj para nisjes së turneut.

Sipas Shoqatës së Hoteleve në Filadelfia, anulimet përfshijnë katër hotele në qendër të qytetit. Më herët, FIFA kishte rezervuar rreth 10,000 dhoma në këtë zonë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre është liruar pa asnjë sqarim zyrtar.

Presidenti i shoqatës lokale të hoteleve, Ed Grose, u shpreh se kjo lëvizje nuk ishte e mirëpritur, por nuk përbën një problem të madh për industrinë: “Nuk ishte diçka që na pëlqeu, por nuk është as fundi i botës. Këto dhoma do të rikthehen në treg dhe mund të rezervohen nga tifozët që duan të vijnë në Filadelfia.”

Një situatë e ngjashme është raportuar edhe në Mexico City, një tjetër qytet pritës i Botërorit. Sipas autoriteteve lokale të sektorit hotelier, nga 2,000 dhoma të rezervuara fillimisht, rreth 800 janë anuluar nga FIFA.

Drejtues të industrisë në Meksikë kanë shpjeguar se këto anulime lidhen me rishikimin e nevojave organizative të FIFA-s. Sipas tyre, organizata kishte bërë rezervime paraprake për të shmangur mungesat, por më vonë ka kuptuar se një pjesë e tyre nuk do të përdorej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB