Veprim i papritur nga FIFA, anulon 2 mijë dhoma hoteli që ishin rezervuar për Botërorin 2026
Kur kanë mbetur më pak se 3 muaj nga fillimi i botërorit, krijohet një problem që mund të rendojë mbi disa vende që kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion, një problem që prek jo vetëm futbollistët, por edhe ata që do të ndjekin ndeshjet e eventit.
Të përfshira janë edhe Algjeria, Kepi i Gjelbër, Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Tunizia, sepse janë pjesë e listës së 50 vendeve që duhet të japin një garanci deri në 15 mijë dollarë për të marrë një vizë për të hyrë në SHBA, një listë kjo që është përpiluar nga administrata Trump për të luftuar emigracionin.
Sipas asaj që publikon ‘The Athletic’, problemin më të madh e kanë protagonistët që do të zbresin në fushën e lojës. Norma në fakt nuk parashikon përjashtime për sportistet dhe stafin teknik dhe kështu edhe ata do të jenë të detyruar të japin garanci 5 mijë, 10 mijë e 15 mijë dollarë, para që do të kthehen në momentin që ata largohen nga vendi përpara datës së skadencës së vizës.
FIFA po punon këto ditë me SHBA në mënyrë që të paktën futbollistët e Algjerisë, Kepit të Gjelbër, Tunizisë, Bregut të Fildishtë dhe Senegalit të mos e bëjnë këtë pagesë. Më e vështirë është të bëhet përjashtim edhe për tifozët që janë të rënduara tashmë nga kostot e larta të një transferte aspak të thjeshtë.
Top Channel