Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare
Ditën e nesërme kushtet e motit do të jenë të paqëndrueshme.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë së enjtes dhe të premtes, ku duke filluar nga ora 06:00 e datës 26.03.2026 pritet erë në drejtimin JUG-JUGLINDJE me forcë deri 6–7 Bft, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.50 metra, është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës (në det të hapur), duke filluar nga ora 06:00 e datës 26.03.2026, deri në orën 06:00 të datës 27.03.2026.
Po ashtu, anija pasagjere e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për ditën e nesërme.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 27.03.2026.
Top Channel