Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e kësaj të enjteje ndeshjen më të rëndësishme të saj në këtë sezon teksa do të përballet me Poloninë për të bërë realitet ëndrrën Botërori 2026.

Interesi për këtë përballje nga tifozët shqiptarë ka qenë i jashtëzakonshëm teksa siç bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion.

Në komunikatën e saj, qeveria e futbollit shqiptar falënderoi të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike. Në të njëjtën kohë FSHF i ftoi tifozët që do të jenë të pranishëm në Varshavë  të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake.

Sfida mes Polonisë dhe Kombëtares Shqiptare do të luhet në në stadiumin ‘PGE Narodowy’ dhe do të gjykohet nga arbitri anglez Anthony Taylor. Për të gjithë ata që nuk mundën të sigurojnë biletën për ta parë në tribuna këtë ndeshje, do të kenë mundësi ta ndjekin në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB