Në gjurmët e babait të tij, Ronaldo Jr stërvitet me ekipet e moshave të Realit të Madridit

25/03/2026 15:18

Cristiano Ronaldo Jr vazhdon të ndjekë gjurmët e babait të tij. Sipas asaj që publikon‘The Athletic’ duke gjetur konfirmimin nga ‘Marca’, djali i madh i yllit portugez të futbollit CR7 është stërvitur me skuadrën U16 të Realit të Madridit.

Në moshën 15 vjeçare, Ronaldo Jr ka punuar me skuadrën Cadete A të Los Blancos  dhe është testuar në rolin e sulmuesit të krahut dhe kjo është bërë me idenë që ai të vazhdojë të punojë në Valdebebas në ditët e ardhshme. Aktualisht Cristiano Ronaldo Jr është pjesë e ekipeve të akademisë së Al Nassr së cilës i është bashkuar që në 2022 kur babai i tij nënshkroi me klubin arab, por mund të kthehet në Evropë që të vijojë rritjen futbollistike te klubi ku CR7 kaloi 9 sezone duke fituar 4 Liga Kampionesh

Ronaldo Jr ka veshur edhe fanelën e të të rinjve të Manchester United dhe të Juventusit. I lindur në SHBA, Ronaldo Jr është grumbulluar për herë të parë edhe nga kombëtarja portugeze U16 në tetorin e vitit të kaluar, pak muaj pas debutimit të tij me skuadrën U15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB