LIVE/ Trump i dërgon Teheranit marrëveshjen me 15 pika për paqen, Irani i përgjigjet: Presidenti i SHBA po negocion me veten, ne s’e kemi në plan

25/03/2026 14:28

SHBA-të po “negociojnë me veten”, thotë një zëdhënës i ushtrisë iraniane, duke shtuar se “dikush si ne nuk do të bjerë kurrë dakord me dikë si ju”.

Komentet erdhën pasi Donald Trump këmbënguli se Irani dëshiron një marrëveshje “kaq shumë”, duke thënë të martën se Irani i dha SHBA-së një “dhuratë shumë të madhe me vlerë një shumë të jashtëzakonshme parash”.

Raportime të pakonfirmuara thonë gjithashtu se SHBA-të kanë dorëzuar një plan paqeje prej 15 pikash, që përfshijnë çmontimin e objekteve bërthamore nga Irani, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Në të njëjtën kohë, Pentagoni po përgatitet të dërgojë disa trupa në Iran, por nuk është raportuar saktësisht se ku ose kur, dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar.

Ndërkohë, misioni i Iranit në OKB thotë se “anijet jo-armiqësore” mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, disa anije nga Kina, India dhe Pakistani tashmë kanë kaluar nëpër këtë rrugë ujore jetësore.

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë shkëmbimin e sulmeve, ndërsa gjashtë persona janë vrarë në jug të Libanit, sipas mediave shtetërore.

14:25 Irani lejon kalimin e anijeve të naftës ‘jo-armiqësore’ në Ngushticën e Hormuzit, por me kusht që të paguajnë

Një numër i kufizuar anijesh vazhdojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani ka deklaruar se anijet cisternë të naftës që konsiderohen “jo-armiqësore” mund të kalojnë nëpër rrugën detare strategjike, pavarësisht kufizimeve të vazhdueshme që ndikojnë në furnizimet globale me naftë.

14:23 Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Turqia dhe Pakistani mund të mirëpresin zhvillimin e bisedimeve SHBA-Iran

Pakistani ka përcjellë një propozim të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Iran, ndërsa Turqia ose edhe vetë Pakistani mund të shërbejnë si vende për zhvillimin e bisedimeve me qëllim uljen e tensioneve në Gjirin Persik, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian.

09:52 Në dispozicion për operacionet në Iran, mbi 1 mijë ushtarë amerikanë gati për t’u vendosur në Lindjen e Mesme

Përafërsisht 1,000 ushtarë amerikanë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë pritet të vendosen në ditët në vijim në Lindjen e Mesme, duke shtuar fuqinë ushtarake në rajon, ndërsa administrata Trump thotë se është në bisedime me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.

09:41 Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë për fuçi, do të shkojmë drejt recesionit global

Nëse çmimi i naftës arrin në 150 dollarë për fuçi, kjo do të shkaktojë një recesion global, tha për BBC-në shefi i gjigantit financiar amerikan BlackRock.

08:48 “Superfuqi e vetëshpallur globale”/ Ushtria iraniane i kundërpërgjigjet Trump: Po negocioni me veten tuaj

Zyrtarë të lartë ushtarakë në Iran kanë hedhur poshtë pretendimet për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke ironizuar deklaratat e Presidentit Donald Trump dhe duke theksuar se nuk do të ketë marrëveshje.

08:10 “Po negociojmë me Iranin”/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Kjo luftë është fituar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij është në kontakt me “njerëzit e duhur” në Iran dhe se pala iraniane “dëshiron shumë të bëjë një marrëveshje”, ndërsa dha një përditësim mbi zhvillimet e fundit të luftës.

07:13 E mërkura nis me rënie të çmimit të naftës në tregjet aziatike, Trump: Negociatat me Iranin kanë përparuar

Çmimet globale të naftës kanë rënë ndjeshëm të mërkurën në tregjet aziatike, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin po përparojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB