Ëndrra për Kupën e Botës, Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët
Prej muajsh lufton kundër një sëmundjeje, natyrën e së cilës nuk ka dashur ta bëjë publike për të mos qenë në qendër të diskutimeve, por në mbrëmjen e së enjtes, Mircea Lucescu, tashmë 80 vjeç do të drejtojë Rumaninë e tij në garë për një vend në Botërorin e kësaj vere, një pjesëmarrje që kësaj skuadre i mungon prej 28 vitesh.
‘Kur mjekët më thanë se mund të vazhdoja të stërvisja, u përqendrova tek ajo që duhet të bëja për Rumaninë-tha Lucescu për të përditshmen britanike ‘The Guardian’ në prag të ndeshjes me Turqinë-kam folur me federatën dhe më thanë se nuk po mund të gjenin një zgjidhje. Nuk jam në formën time më të mirë dhe do të hiqesha mënjanë nëse do të kishte një opsion tjetër. Por, e përsëris; nuk mund të largohem si frikacak. Duhet të besojmë te mundësia jonë për t’u kualifikuar’
Në muajt e fundit, Lucescu u shtrua në spital 3 herë, por ai qëndroi në kontakt të ngushtë me futbollistët dhe stafin duke analizuar ndeshjet me Turqinë. ‘Do të luajmë në një atmosferë të pamundur-shtoi Lucescu-e njoh në mënyrë perfekte; është stadiumi i Besiktasit. Nuk e di nëse ka ndonjë mënyrë për të minimizuar zhurmën që do të krijojnë. Do të më duhet t’ua shpjegoj djemve, atyre që nuk kanë luajtur kurrë në Turqi se çfarë i pret’.
Top Channel