“Hetimet për 21 Janarin po zvarriten”/ Xhaxhai i Aleks Nikës takon kryeprokurorin e SPAK: Braho më tha…

24/03/2026 13:15

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, është parë sot të futet në ambientet e SPAK.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se ai ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Klodian Braho.

Pasi doli nga SPAK, xhaxhai i Aleks Nikës dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se hetimet po zvarriten.

“SPAK e ka në dorë hetimin, ne kemi vërejtjet tona. Kemi hyrë në vitin e 16 dhe kjo çështja është në sirtarët e drejtësisë. Duhet të përshpejtohen hetimet, të thirren të gjithë personat në dijeni, policisë, gardës, kryeministrisë etj.

Marrim forcë nga gjaku i Aleksit, është krim shumë i rëndë. Do e ndjekim derisa të zbulohet e vërteta.

Kemi kërkuar të merret në pyetje punonjësi i serverave të IT dhe nuk është  thirrur. Nuk e di përse, por për mua është e gabuar. Ne insistojmë të hetohet. Braho tha që do marrim masat që të zbardhet. E kërkova unë takimin me Brahon sepse nuk na zë vendin. Kjo çështja duhet të ishte përfunduar, është e papranueshme për ne dhe për gjithë ata që duan drejtësi. Autorët do zbulohen, janë të regjistruar në kasetë“-u shpreh Nika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB