Igor Tudor dhe Tottenham janë duke e mbyllur historinë e tyre profesionale dhe të komplikuar. Humbja e pastër ndaj Nottingham Forest ishte ‘qershia mbi tortë’ e një sezoni katastrofik për trajnerin kroat që përpara Hotspurs kishte drejtuar edhe Juventusin.

Tani klubi londinez është në vendin e 17, me vetëm 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria. Duke parë situatën psikologjike të skuadrës, është e qartë se është rasti për të ndërhyrë. Vetë Tudor është i ndërgjegjshëm për këtë, sa këto orë ai po diskuton me drejtuesit e klubit për zgjidhjen konsensuale të kontratës.

Ndërkaq, Tottenham po studion emrat e mundshëm të pasuesit të Tudor që sipas logjike do të jetë një zgjidhje e përkohshme, pra është rasti klasik i trajnerit të komanduar në skuadër. Emrat që përmenden vazhdimisht në raste emergjente për Hotspurs janë ata të Tim Sherëood dhe Ryan Mason, por përmenden edhe emra të tjerë si ai i Adi Hutter apo Chris Hughton

Por Sky Sport  në Angli shkon edhe më tej teksa përmend edhe emrin e Roberto De Zerbit që është i lirë pasi zgjidhi kontratën me Olympique Marseille, por italiani është një zgjidhje që mund të merret në konsideratë për sezonin e ardhshëm kur të jetë qartësuar e ardhmja e klubit, me De Zerbin që është e vështirë të imagjinohet se do të rinisë gjithçka nga Championship.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB