Guardiola kundër Arbeloas, kur dueli i Champions League shndërrohet në duelin e stilit të veshjes
Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka shansin të shkruaj më “gërma të arta” historinë e Shqipërisë, pjesëmarrja për herë të parë në një Kupë Botë.
Disa ditë përpara ndeshjes me Poloninë, media braziliane, “Bola Quadrada”, ka publikuar rrëfimin e Sylvinhos, ndërsa ky i fundit ka ngritur në “piedestal” vlerat e shqiptarëve si respekti dhe bujaria.
“Ajo që kam vënë re këtu, dhe është diçka për t’u theksuar, është se nuk jam trajtuar kurrë kaq mirë në asnjë vend, e kam vënë re këtë edhe ndërsa jetoja këtu.
Populli shqiptar është shumë bujar, veçanërisht me të huajt, është diçka që është në kulturën e tyre. Po, po arrijmë rezultate shumë të mira, domethënëse, një Kampionat të dytë Europian, tani do të luajmë këtë Play-Off për Kupën e Botës.
Unë jetoj në qytet, por kjo nuk më ka ndodhur kurrë askund tjetër. Kam luajtur për klube të mëdha, kam luajtur në vende të botës së zhvilluar, kam luajtur për ekipin kombëtar brazilian, kam parë gjithçka, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë.
Jam në një restorant me gruan time, e cila ndonjëherë vjen të më vizitojë dhe dikush më dërgon ushqim tipik pa rënë në sy. I them kamerierit ‘nuk e porosita’ dhe djali thotë ‘por ishte nga tavolina ngjitur, ishte ai’.
Ka ndodhur disa herë edhe në aeroportin e Frankfurtit me gruan time dhe shumë herë kur duam të hamë drekë në një vend të caktuar dhe ka gjithmonë një tavolinë të lirë për ne.
Ata janë shumë bujarë, shumë të kujdesshëm ndaj të huajve. Ata e thanë këtë dhe unë po e përjetoj nga afër, është e vërtetë. Asnjëherë më parë në jetën time nuk kam shkuar në një restorant dhe papritmas fatura të jetë paguar.
Ka ndodhur në mënyrë diskrete, nga distanca, ata përshëndesin me dorë, postojnë një foto dhe kjo është ajo që duan dhe tregojnë, për pjesën e respetit as e përmendin. Me pak fjalë, kjo është një mënyrë që më nxit, shton përgjegjësinë për të bërë më të mirën tonë çdo herë.
Është një ekip kombëtar, ti përfaqëson një vend. Pra, shkurt, te sjellja e popullit shqiptar me të huajt, bujaria është e jashtëzakonshme”, u shpreh Sylvinho.
Top Channel