Zbulimet e fundit nga Franca kanë shkaktuar trazira te Real Madrid, në lidhje me gjendjen fizike të Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez, i cili ishte jashtë fushave që nga fillimi i marsit për shkak të një dëmtimi në gju, është rikthyer tashmë në dispozicion të kombëtares së Francës për ndeshjet ndaj Brazilit dhe Kolumbisë.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, stafi mjekësor i Real Madridit dyshohet se ka bërë një gabim serioz në diagnozë, duke ekzaminuar gjurin e gabuar të lojtarit.

Gazetari Miguel Ángel Díaz ka deklaruar se në vend të gjurit të majtë të dëmtuar, është kontrolluar gjuri i djathtë, i cili ishte i shëndetshëm.

Nga ana e tij, Mbappe ka reaguar ndaj spekulimeve, duke theksuar se është plotësisht i rikuperuar: “Ka pasur thashetheme të rreme për gjendjen time. Gjuri im është shëruar 100%”, është shprehur ai, duke shtuar se diagnoza e saktë i është bërë në Paris.

Sipas RMC Sport, gabimi mund të ketë bërë që lojtari të vazhdojë të luajë, duke përkeqësuar dëmtimin fillestar. Raportohet gjithashtu se klubi madrilen ka ndërmarrë masa ndaj stafit mjekësor, duke shkarkuar një prej mjekëve të përfshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB