Covidi kthehet të godasë futbollin; Nandez mbetet jashtë skuadrës së Uruguajit
Një prej ndeshjeve të playoffit të Botërorit është edhe ajo mes Uellsit dhe Bosnjes, kundërshtaret e mundshme të Italisë për në finale. Por në prag të kësaj ndeshjeje, këto dy skuadra janë përfshirë në polemika të forta dhe shkaku është mesfushori Benjamin Tahirovic, aktualisht në radhët e Brondby dhe pjesë e kombëtares boshnjake.
Në 4 ndeshjet e fundit, Tahirovic është aktivizuar vetëm 13 minuta nga trajneri uellsian e Brondbt Steve Cooper dhe kjo ka zemëruar trajnerin e Bosnjes, Sergej Barbarez
‘Tahirovic më tha gjëra që janë në kufijtë e të pabesueshmes-tha Barbarez në konferencë për shtyp- që ndoshta kanë lidhje të ngushtë me kombësinë e trajnerit të klubit të tij. Edhe pse Cooper i uroi fat për gjithçka, por jo për ndeshjen e kombëtares’
Por jo vetëm kaq, trajneri i Bosnjes tha se sipas asaj që i kishte thënë futbollisti, Tahirovic i ishte premtuar kthimi në formacion si titullar pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve. Pra sipas akuzave të trajnerit të Bosnjes, trajneri uellsian i Brondby me qëllim e ka lënë jashtë skuadre një prej futbollistëve të tij më të mirë, me synimin që ai të humbasë formën në kuadër të ndeshjes së playoffit. Janë këto akuza sabotazhi që kanë shkaktuar një zhurmë të madhe dhe që detyruan klubin danez që të bëjnë një përgënjeshtrim kategorik përmes përgjegjësit të komunikacionit të klubit, Soren Hanghoj që i përkufizoi akuzar si një spekulim të madh duke shpjeguar se aryset e zgjedhjes së Cooper janë sqaruar publikisht dhe janë të një natyre disiplinore dhe nuk kanë asnjë lidhje me kombëtaret.
Në orët në vazhdim, vetë Tahirovic, nga grumbullimi i kombëtares ka komunikuar në telefon me trajnerin Cooper për t’i kërkuar ndjesë duke folur për akuza false dhe duke i shpjeguar se fjalët e tij janë keqkuptuar nga trajneri Barbarez.
Top Channel