Liverpool vazhdon të dridhet edhe pas 483 milionë eurove të shpenzuara. Tensioni është i lartë dhe ata që e dinë si lëvizin dhe si i marrin vendimet në Anfield, e imagjinojnë se për të ardhmen e Arne Slot. Paqja që i jep prania e Liverpool në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, nuk duket se do të mjaftojë duke parë ecurinë e kampionatit.

Pasoja e parë e këtij ambienti të tendosur, është shfaqja e dëshirës së drejtuesve të klubit anglez që të kthejnë në pankinë Xabi Alonson. Një një javë pa ndeshje në rang klubesh jep shumë mundësi. Ndonjëherë, ndryshimet në pankinë vijnë pikërisht në periudhat kur klubet nuk kanë aktivitet.

Duhen edhe 2 muaj nga fundi i sezonit, por shumë drejtues klubesh në momente delikate dhe larg pritshmërive të tyre, besojnë se ky është momenti për të korrigjuar tendencat në rënie ose për të luftuar për të arritur objektivin. Trajneri aktual i Liverpool ka dhënë mesazhe të tilla që nuk janë pëlqyer aspak.

‘Po analizojmë situatën dhe gjërat që kemi, sfidat me të cilat jemi përballur gjatë këtij sezoni dhe atëherë do të mund të jemi pak më shumë realistë se pse ky sezon shkoi në këtë mënyrë-ishin fjalët e Slot duke i ngrirë tifozët dhe drejtuesit e klubit anglez.

Një situatë e ngjashme iu kushtuan vendin disa trajnerëve si për shembull Enzo Marescas apo Ruben  Amorim. Nuk është hera e parë në këtë sezon që Slot vihet me shpatulla pas muri. Flitet për shkarkim të menjëhershëm, dicka që bie ndesh me idenë e Xabi Alonso që të mos përfshihet në një projekt të nisur, siç i ndodhi me Realin e Madridit dhe Botërorin e Klubeve.

Në Anfild nuk duan një trajner të përkohshëm, i cili ka për detyrë që të menaxhojë 2 muajt e mbetur pa ndonjë ambicie një skuadër që është ndërtuar të fitojë gjithçka

Tani Liverpool ka 11 ditë pushim, kohë e mjaftueshme për t’iu dhënë formë dyshimeve. Sfida e radhës e The Reds do të jetë në 4 prill ndaj Manchester City në FA Cup, moment jo i mirë për Slot dhe vazhdimësinë e një projekti shumëmilionësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB