Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura që variojnë nga 4°C deri në 18°C.

Vlerat më të ulëta priten në zonat malore si Korçë, Peshkopi dhe Kukës, ndërsa ato me vlera më të larta do të regjistrohen në zonat bregdetare.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore.

Ndërkohë, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave deri në 22 gradë ditën e mërkurë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB