Drejtoi kombëtaren kuqezi në kualifikimin historik në Euro 2016, De Biasi ka një peng: Isha i bindur se do të bëhesha trajner i Italisë
Nahitan Nandez nuk ështtë grumbulluar me përfaqësuesen e Uruguajit për dy ndeshjet miqësore kundër Anglisë dhe Algjerisë, kjo për shkak se mesfushori rezultoi pozitiv në testet anticovid.
Lënia jashtë skuadre nga trajneri Bielsa është pritur me shumë surprizë në Uruguaj dhe vetëm më pas u konfirmua se ky vendim i trajnerit argjentinas nuk ishte një zgjedhje teknike.
Kështu, në futbollin ndërkombëtarë kthehet spektri i virusit famëkeq Covid dhe nuk mund të përjashtohen pasoja për futbollistë të tjerë të kombëtareve të ndryshme. Kjo sepse Nandez aktivizohet në Arabinë Saudite më Al Qadsiah së bashku me sulmuesin e përfaqësueses italiane Mateo Retegui
Ish sulmuesi i Atalantës është mirë dhe nuk ka pasur probleme të asnjë lloji, edhe ditën e martë ai u stërvit në Coverciano me Italinë dhe pritet të jetë titullar në sfidën e së enjtes ndaj Irlandës së Veriut, një ndeshje kjo që do të luhet pikërisht në Bergamo, aty ku Retegui përjetoi sezonin e tij të fundit në Serie A përpara se të transferohej në kampionatin arab.
Top Channel