Playoff-i i Botërorit/Poloni-Shqipëri, anglezi Taylor do të vendosë drejtësi, gjykoi kuqezinjtë dhe në ndeshjen me Çekinë
Në Brazil kanë shpërthyer polemikat dhe shkaku është lënia jashtë skuadrës kombëtare e sulmuesit të Santosit, Neymar. Ai që kritikoi hapur Carlo Ancelottin ishte një legjendë e futbollit të vendit amerikanolatin, Romario.
‘Kombëtarja është për futbollistët më të mirë dhe më të talentuar-deklaroi ish kampioni i botës, duke pohuar(sipas mediave kryesore braziliane) se një futbollist si Neymar duhet të jetë i grumbulluar me Seleçaon edhe pa qenë në formën maksimale të tij. Por trajneri italian kishte përcaktuar një linjë rigoroze; sulmuesi do të merret në konsideratë vetëm nëse është në 100% të formës së tij fizike, kjo edhe duke parë problemet në gju që kanë ndikuar te rendimenti i tij në muajt e fundit.
I kthyer te Santos, Neymar, në fakt është ende në fazën e rikuperimit, por deklaratat e Romarios rindezin debatet në Brazil në prag të Botërorit 2026, teksa tifozë të shumtë e konsiderojnë ende 34 vjeçarin si një futbollist që mund të rezultojë vendimtar për 5 herë kampionët e botës.
Romario, edhe pse siguroi se do të mbështesë përfaqësuesen braziliane pavarësisht gjithçkaje, tha se dëshiron të shohë Neymar në fushë në Botëror duke e mbyllur fjalën e tij me një kritikë direkte: ‘Bëni kujdes, zotëri; një kampion duhet të luajë’
Top Channel