Në momentin më të keq të Arne Slot, rishfaqet hija e Xabi Alonsos
Romelu Lukaku merr vendimin të lërë grumbullimin e Belgjikës për t’u kthyer në Napoli. Sulmuesi ka nevojë të përmirësojë formën e tij fizike dhe kështu që nuk do të jetë pjesë e kombëtares së tij në ndeshjet miqësore kundër SHBA dhe Meksikës.
Lajmi fillimisht u konfirmua nga Napoli dhe më pas edhe nga Federata Belge e Futbollit.
‘Romelu zgjodhi të përqendrohet te stërvitja për të optimizuar më shumë gjendjen e tij fizike-shkruhej në një komunikatë të Federatës Belge-e respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë fat’.
Romelu Lukaku pas dëmtimit të rëndë të pësuar në grumbullimin përpara filllimit të kampionatit, u rikthye në fushë në 25 janar duke luajtur për 11 minuta dhe që nga ai moment gjithnjë është aktivizuar në çastet e fundit të ndeshjeve duke akumuluar në total 64 minuta në 11 ndeshje.
Kështu, sulmuesi, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, Lukaku vendosi të lërë grumbullimin e kombëtares së tij për të punuar shumë në Castel Volturno. Një vendim që nuk duhet nënvlerësuar duke qenë se po afron fundi i sezonit. Për më tepër, vetë Antonio Conte lëshoi kushtrimin pas fitores me Cagliarin. ‘Tani mund të shohim përpara’-kishtë thënë trajneri i Napolit, fjalë që u pasuan nga ky vendim i Lukakut për të lënë kombëtaren me sulmuesin belg që mund të jetë asi nën mëngë i Contes në këto 8 ndeshje që kanë mbetur në Serie A.
Top Channel