Matias Almeyda nuk është më trajneri i Sevillas. Klubi andaluzian e shkarkoi teknikun argjentinas pas 32 ndeshjeve në pankinë. Bilancio i Almeydas në këto 32 ndeshje ishte 10 fitore, 7 barazime dhe 15 humbje, një bilanc ky që padyshim ndikoi në marrjen e këtij vendimi nga ana e drejtuesve të Sevillas.

Por në këtë vendim patën ndikim edhe imazhet në ndeshjen ndaj Barcelonës dhe Valencias si dhe ndjesia që u krijua se trajneri ishte i ezauruar teksa skuadrën e pret një kalendar shumë i vështirë.

Kështu, aventura e Almeydas te Sevilla, ku ai është aktivizuar edhe si futbollist, mbyllet përpara kohe. Argjentinasi kishte nënshkruar me klubin andaluzian një kontratë 3 vjeçare, por ai largohet pa e mbyllur sezonin e tij të parë me këtë skuadër. Kurioz në këtë histori është edhe fakti se Almeyda u shkarkua kur ishte pranë kthimit në pankinë pasi sanksioni prej 7 ndeshjesh pezullim iu reduktua në 5 dhe sfida me Valencian ishte e fundit për Sevilla pa Almeydan në stol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB