Pas Botërorit të këtij viti do të bëhet zyrtare, Zinedine Zidane do të ulet në pankinën e përfaqësueses franceze. Lajmi publikohet nga e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ sipas së cilës ekziston një marrëveshje verbale mes legjendës franceze dhe Federatës së Futbollit në vendin transalpin.

Këtë të dielë, presidenti i FFF, Philippe Diallo bëri një deklaratë suprizë teksa tha se e dinte se kush do të jetë pasuesi i Deschamps. ‘E di emrin e tij, duhet një profil që përmbush shumë kritere dhe që gëzon mbështetjen e francezëve, duke qenë se kombëtarja e futbollit është e francezëve-u shpreh Diallo në një intervistë për ‘Le Figaro’

Edhe pse ai rezistoi dhe nuk e përmendi emrin e trajnerit të ri të Francës, në vend ka një unanimitet në lidhje me Zidane. Nuk është një sekret që marsejezi priti 4 vjet për të marrë drejtimin e Francës si pasues i Didier Deschamps teksa refuzoi oferta të shumta nga klube të ndryshëm evropianë. Duke u bazuar te deklaratat e Diallo, kuptohet se Federata Franceze e Futbollit synon të formalizojë gjithçka pas botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës që përkon edhe me mbylljen e një cikli 14 vjeçar të Deschamps në stolin e ‘Bluve’.

Ndërkaq, vetë Zinedine Zidane nuk ka bërë asnjë deklaratë kohët e fundit dhe do të presë konfirmimin e emërimit të tij pas Botërorit për të ndërmarrë një prej sfidave më madhore në karrierën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB