Humb jetën në moshën 43-vjeçare pronari i OnlyFans, miliarderi që mbante një ‘profil të ulët’
Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi për shtyrjen e sulmeve u bazua në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve.
“Kam kënaqësi të raportoj se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar, gjatë dy ditëve të fundit, biseda shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme”, shkroi ai.
Trump shtoi se, duke u bazuar në “thellësinë e këtyre bisedave”, ai ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për pesë ditë, në varësi të suksesit të takimeve të vazhdueshme.
Më herët, Trump kishte kërcënuar të godiste termocentralet iraniane nëse vendi nuk lejonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Deri javën e kaluar, ai kishte deklaruar se nuk ishte i interesuar për një armëpushim me Iranin, duke thënë: “Mund të kemi dialog, por nuk dua të bëjmë një armëpushim.”
Top Channel