Interit i duhen edhe dhjetë pikë, ka një kalendar të favorshëm dhe Sudetto tashmë është shumë pranë
Në këtë fundjavë në kampionatin italian të futbollit spikatën në mënyrë të veçantë dy futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti që aktualisht është në pjesë e Atalantës dhe portierin e kombëtares së Kosoves Muric që është në radhët e Sassuolos.
Këta dy futbollistë në përfundim të sfidave të këtij raundi të kampionatit italian janë përfshirë në formacionin e javës të përpiluar nga portali i specializuar i statistikave, ‘Sofascore’.
Berat Gjimshiti bëri një paraqitje mjaft të mirë në sfidën kundër Veronës dhe Sofascore e vlerësoi me notën 8, ndërsa Muric, është portieri në formacionin e kësaj jave. Gardiani dardan ishte protagonist absolut në barazimin e Sassuolos ndaj Juventusit teksa bëri 7 pritje të rëndësishme, ku ajo që pati thuajse vlerën e një 3 pikëshi ishte pritja e penalltisë së Locatellit madje Muric u shpall edhe si Lojtari më i mirë i ndeshjes teksa u vlerësua edhe me notën 8.7.

Top Channel